Kuvendi shkon në pushim deri në shtator - NACIONALE

Kuvendi shkon në pushim deri në shtator

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Sonte është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, deputetët shkojnë në pushim deri në muajin e ardhshëm, pra shtator.

Sot ndërkaq u miratuan një sërë projektligjesh, porse duhet pranuar që një numër i madh i tyre janë shtyrë për më vonë.

Një nga pikat që do të diskutohet në vjeshtë është shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Duhet përmendur faktin që në seancën e ditës së sotme nuk munguan përplasjet pozitë-opozitë.

Akter u bë edhe kryeministri Kurti, që replikoi në veçanti me kreun e AAK-së, Haradinajn, duke ia kujtuar këtij të fundit takimin me Radoiçiqin.

Lajme të ngjashme