Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për energjinë elektrike - NACIONALE

Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për energjinë elektrike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstendim, kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për zgjatjen e masave emergjente të energjisë.

“61 deputet kanë marrë pjesë në votim, Kuvendi e miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjentë me energjinë”, tha kryekuvendari Konjufca.

Përderisa, deputetët e tri partive opozitare kanë braktisur punimet e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se është e palogjikshme të presin që të bëhet shumica e VV-së në Kuvend.

“Mendoi se është me rëndësi se Kuvendi merr vendime me shumicë, që 4 orë kemi kuorum për vendime dhe nuk po merren vendime. Kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe parlamentarizmit, prandaj si Grup Parlamentar shohim të paarsyeshme të marrim pjesë në seancë duke marrë parasysh sjelljen ku na pamundësohet të votojmë mbi bazën e vullnetit të lirë të deputetëve, duke prit që pushteti t`i bëjë 61 deputetë. E paarsyeshme, e palogjikshme jo demokratike. Në momentin që Kuvendi ka 61 deputetë është detyrë e kryetarit të Kuvendit që të fillojë seancën”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e paarsyeshme mos fillimi i seancës, ndonëse ekzistonte kuorumi me mbi 61 deputetë prezentë.

Edhe pse PDK, LDK e AAK kanë lëshuar sallën, grupi parlamentar i VV-së, është duke qëndruar në Kuvend.

Lajme të ngjashme