Kuvendi mban një minutë heshtje në 25-vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të kolonelit, Ahmet Krasniqi,
Seanca e sotme e Kuvendit, ka filluar me një minutë heshtje me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së ish-ministri të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.
Kërkesa për një minut heshtje u bë nga Shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij.” – ka thënë Gashi në fillim të seancës.
Kujtojmë se Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë.