Kuvendi i Shqipërisë në kaos, deputetët e opozitës grumbullojnë karriget te foltorja
Kuvendi i Shqipërisë sot është përfshirë në një kaos. Deputetët e opozitës nuk po lejojnë mbajtjen e seancës se sotme parlamentare.
Ata kanë marrë ulëset e deputetëve të PS-së dhe i kanë grumbulluar tek foltorja e Kuvendit.
Deputeti Sali Berisha ka thënë se në Kuvend nuk do të ketë normalitet pa të drejtat e opozitës.
“Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese, të mohuara në mënyrën më brutale, por që janë interesi, në vlerësimin tonë, i të gjithë shqiptarëve që duan pluralizmin, por janë interesi i të gjithë atyre që votuan kundër qeverisë, për një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë, kryetarin e të cilës, përfaqësuesin e të cilës, ta caktojë Edi Rama. Kjo nuk mund të ndodhë.“- u shpreh Berisha, raporton TCh.