Kuvendi i Mitrovicës së Veriut voton për hapjen e urës kryesore të Ibrit
Një lajm i ri nga pjesa veriore e Kosovës. Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore, siç raporton Veriu.info, ka votuar për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.
Tutje, raportohet se me 11 pro dhe një kundër, asamblistët e këtij kuvendi komunal e kanë votuar hapjen e urës së Ibrit.
Ndryshe, sot janë certifikuar zgjedhjet në veri, të mbajtura të dielën që shkoi.