Kurti: Kuvendi është bërë me dhomë për t'u dhënë gji fëmijëve
Kuvendi i Kosovës do të ketë dhomë të veçantë për gjidhënie.
Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Tinka Kurti.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" falënderoi kryetarin dhe sekretarin e kuvendit që e miratuan këtë kërkesë.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë. Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t'i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së. Tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse, zbatimi i tyre por edhe promovimi nga politikanet e politikanët. Një kërkesë e tillë do t'u dërgohet institucioneve të tjera publike. Madje inkurajohen edhe ato private. Shpresojmë se dhoma brenda Kuvendit do të jetë modeli që përhapet shpejt.Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Èshtë e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën.Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike.
