Kuvendi diskuton për çmimin e energjisë, në seancë marrin pjesë vetëm dy ministra - NACIONALE

Kuvendi diskuton për çmimin e energjisë, në seancë marrin pjesë vetëm dy ministra

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme është duke diskutuar rreth një rezolute, e cila kërkon që të anulohet vendimi për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ndërsa, Qeveria e Kosovës duket që nuk është shumë e interesuar për këtë çështje.

Në këtë seancë, e cila është e para për sesionin pranveror, po marrin pjesë vetëm dy ministra të Qeverisë Kurti. Në fakt, në pjesën më të madhe të kohës ka qenë prezentë vetëm Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ndërsa, tani në seancë po merr pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Lajme të ngjashme