Kushtetuesja hedh poshtë ankesat e dy kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit - NACIONALE

Kushtetuesja hedh poshtë ankesat e dy kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë ankesat e dy kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Këtë e konfirmoi vet institucioni më i lartë juridik përmes një komunikate të publikuar në sajtin zyrtar.

“Paneli Vlerësues, i përcaktuar sipas rregullores të Këshillit Prokurorial për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Kosovës, kishte renditur parashtruesit e kërkesave në pozitën e dytë (2) dhe të katërt (4) respektivisht, ndërsa kandidatin Blerim Isufaj në pozitën e parë”, thuhet ndër të tjerash në aktvendimin e Gjykatës.

Lajme të ngjashme