“Kush ka faj për reduktimet?” — Qytetarët akuzuan Qeverinë Kurti në sondazhin e Gazetës Nacionale - NACIONALE

“Kush ka faj për reduktimet?” — Qytetarët akuzuan Qeverinë Kurti në sondazhin e Gazetës Nacionale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kriza energjetike ka kapluar botën, megjithatë shtetet e tjera nuk po mbesin në terr si Kosova.

Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, ndërkohë që fajtor kanë mundur ta lënë edhe KEK-un, opozitën, apo qytetarët e pandërgjegjshëm që thuhet se po vjedhin rrymë.

95% e qytetarëve besojnë se fajtore për reduktimet në Kosovë është Qeveria Kurit.

Ndërkohë që një dozë e fajit, rreth 2%, qytetarët besojnë se ka faj edhe KEK-u.

Ndërkohë që opozita dhe qytetarët që po vjedhin rrymë, pothuajse s’kanë faj fare lidhur me situatën aktuale, sipas qytetarëve që morën pjesë në sondazhin e Nacionales në Viber.

Sot është dita e dytë që Kosova po përballet me reduktime. Ndërkohë që dje, Kosova u ndihmua nga Shqipëria, ama vetëm dje.

Ditët në vazhdim, reduktimet do të vazhdojnë; gjashtë orë me rrymë, dy pa rrymë.

Lajme të ngjashme