Kush është Haxhi Avdyli? Deputeti që Guxo po insiston ta bëjë ministër të Shëndetësisë - NACIONALE

Kush është Haxhi Avdyli? Deputeti që Guxo po insiston ta bëjë ministër të Shëndetësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli njëherit nënkryetar i listës Guxo, po konsiderohet nga partia e tij si personi i duhur për të qenë në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm, ministrisë së Shëndetësisë.

Pas dorëheqjes së Rifat Latifit, kanë nisur diskutimet në opinion publik se kush do të zërë vendin e tij.

Lista Guxo, parti e themeluar nga presidentja Vjosa Osmani, e tani e udhëhequr nga Donika Gërvalla e Faton Peci, si duket nuk ka nevojë për diskutime, pasi që janë të sigurtë në emrin e ministrit të ri.

Subjekti politik me dy kryetarë, që të dy ministra, e tre deputetë, po kërkon që njëri prej këtyre të fundit të marrë pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për neurokirurgun nga Prizreni, Haxhi Avdyli.

Kush është Haxhi Avdyli?

Sipas biografisë së deputetit, të publikuar në faqën zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka lindur në Prizren, më 21 janar 1972.

I njëjti ka kryer studimet në Fakultetin e Mjëksisë dhe ka punuar si mjek në ambulancat humanitare “Nënë Tereza”, ndërkaq nga viti 1998 punoi si mjek në fshatin Grejkoc të Therandës.

Avdyli, thuhet se ka punuar edhe si mjek terreni me refugjatë, civilë të plagosur dhe ushtarë të UÇK-së në Budakovë.

Ai më pas ka vazhduar shkollimin specialistik në Nueorkirurgji në Prishtinë e Tiranë, ndërsa ka punuar në Gjermani.

Nga viti 2005, ai ka punuar në QKUK si specialist neurokirurg, për të përfunduar më pas studimet postiplomatike në Menagjment Shëndetësor.

“Nga viti 2007-2009 udhëheq Qendrën për Hulumtime Shëndetësore; 2009-2014 ka qene aktiv në Këshillin e ekspertëve të LDK-së kryesisht për shëndetesi dhe me 2015-16 punoi si mësimdhënës në Kolegjin “Heimerer”, thuhet në biografinë e Avdylit, të publikuar nga LVV-ja.

Avydli ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka shërbyer si kryetar i degës në Prizren nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Por, ai raportohej nga politikani Xhavit Ukaj se kishte qenë pjesë edhe e PDK-së si anëtar i saj.

Nga viti 2017 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, fillimisht me LDK-në, por më pas kaloi te lista “Vjosa”.

Së fundi, Guxo e zgjedhi Haxhi Avydlin si nënkryetar të partisë.

Lajme të ngjashme