“Kush e konsideron "nënë" Kosovën e ka "babë" Serbinë”, Abazi i VV-së që u shpërblye me shtetësi kishte bërë deklaratë skandaloze - NACIONALE

“Kush e konsideron "nënë" Kosovën e ka "babë" Serbinë”, Abazi i VV-së që u shpërblye me shtetësi kishte bërë deklaratë skandaloze

1 orë më parë

nga NACIONALE

Aktivisti nga Shqipëria i VV-së, Bojken Abazi, të cilit deputetja Albulena Haxhiu që ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, ia ka dhënë shtetësinë e Kosovës, kishe bërë një deklaratë skandaloze.

Vite më parë, Abazin, i cili në vitin 2016 ishte dëbuar nga vendi, kishte fyer rëndë të gjithë ata që e konsiderojnë nënë Kosovën.

Në profilin e tij në Facebook, ai kishte shkruar se kush e konsideron "nënë" Kosovën e ka "babë" Serbinë”.

“Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist”, kishte shkruar ai në vitin 2016.

Lajme të ngjashme