Kusari për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës: Vendim joligjor, arbitrar dhe i pajustifikushëm - NACIONALE

Kusari për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës: Vendim joligjor, arbitrar dhe i pajustifikushëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar sërsh për pezullimin e lincensës së Klan Kosovës.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Kusari ka thënë se vendimi është jo ligjor, arbitrar, dhe i pajustifikushëm.

“Vendimi i ARBK-se për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është vendim me bazë të gabuar ligjore, jashtë kompetencave të saj, arbitrar, pa justifikim të duhur dhe ka vetëm një qëllim - të ushtrojë kontrollë totale në Klan Kosova dhe në mediat tjera”, ka shkuar ajo.

Tutje, ajo vendimin e Qevrisë për pezullimin e lincensës së Klan Kosovës e ka krahasuar me vendimet për mediat në shtetet si Turqia, Polonia e Hungaria.

“Vendime të tilla janë shume të ngjashme me vendimet që i marrin autoritetet në Turqi, Poloni, Hungari, Greqi apo Bullgari kundër mediave.

Vendimi i ARBK-së nuk është dokument juridik është vendim politik i mirë-orekstruar nga kjo qeveri dhe do të ketë pasoja të tmerrshme për demokracinë e vendit tone”, ka shkruar me tutje.

Lajme të ngjashme