“Turp për Albin Kurtin”: Reagon Federata Evropiane e Gazetarëve për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovën - NACIONALE

“Turp për Albin Kurtin”: Reagon Federata Evropiane e Gazetarëve për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari Gjeneral i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka pezulluar certifikatën e biznesit mediumit Klan Kosova.

Gutierrez përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot është një ditë zie për Kosovën dhe se qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias.

Sipas tij ky akt e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Në fund ka thënë “Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.”

Postimi i plotë:

Kosova në zi... Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi.

Sot është një ditë zie për Kosovën: shteti aktivizohet në cenzurë ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.

Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

Lajme të ngjashme