Kusari-Lilës ia përmendin bisedën me Simiqin në Kuvend: E quan publikimin e Nacionales “interpretim fashist” - NACIONALE

Kusari-Lilës ia përmendin bisedën me Simiqin në Kuvend: E quan publikimin e Nacionales “interpretim fashist”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar ashpër pasi në Kuvend iu përmend ajo që tashmë njihet si afera “Zdravo” nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Kusari-Lila ka akuzuar se përgjimet e publikuara nga Nacionale janë "interpretime fashiste të individëve me agjendë”.

“Z.Selmani e bëri një kolazh të përgjimeve të publikuara. Në cilën instancë është diskutu pensioni i veteranëve me dikë jashtë apo para politikës. Asnjë. Ato janë interpretime fashiste të individëve me agjendë, nuk kanë dalë nga ai diskutim, ato janë interpretime që janë ndërtu nga ky paragjykim.” – u shpreh ajo.

Pas kësaj deklarate, pasoi edhe përgjigja e deputetit Selmanaj i cili i tha Kusari se po t’i dilnin atij përgjime të ngjajshme, nuk do të qëndronte në Kosovë.

“Me të pas dalë qato që të kanë dalë ty, as në Kosovë nuk kisha nejt. Keni ra në kurthën që ia keni bërë tjerëve, ia pafshi hajrin atyre dhe përgjimeve tjera qëmund të dalin. Proceset gjyqësore janë të ndara prej politikës. Letrat që i ka marrë Prokuroria ato janë të kopjuara, nëse nuk i njihni elementet themelore të sistemit të drejtësië mund të shkoni në seminare tjera po jo në Kuvend.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme