Kusari-Lila: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë rajonin, do t`i kthehet bumerang
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, për tensionimin e situatës në veri ka bërë përgjegjës presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq.
Ajo ka bërë me dije se presidenti serb në këtë mënyrë po përpiqet që ta destabilizoj rajonin.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se kjo do t`i kthehet atij bumerang nga njerëzit e tij.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari-Lila.
President @avucic and his gang ⬇️
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) May 30, 2023
Fully present in north of Kosova and trying it’s best to destabilise the entire region.
Unfortunately for Vucic, it’ll come back to him from it’s own people. https://t.co/3QM48wnGcC pic.twitter.com/Qd9dZgaI56