Kusari-Lila: Seanca e radhës mbahet këtë të enjte, në rend dite dy projektligje të rëndësishme
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për seancë plenare këtë të enjte, dhe të enjten e ardhshme me datë 27 tetor.
Kështu ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, pas mbledhjes së kryesisë.
“U dakorduam që seanca e re të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit. Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg”, tha Kusari-Lila.
Ajo tutje tregoj se me 27 tetor në seancë pikë e rendit të ditës do të jetë edhe projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë, dhe sipas saj për këtë Projektligj, ende nuk kanë qëndrim dhe se do të vendosin më vonë.
