Kusari-Lila për vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Paga: Na është prekur thelbi që synuam - NACIONALE

Kusari-Lila për vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Paga: Na është prekur thelbi që synuam

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e pjesshëm të Ligjit për Paga, duke thënë se është prekur thelbi që kanë synuar.

Kusari-Lila ka thënë se vendimi i Kushetueses “ka prekur thelbi apo objektivi që është synuar me Ligjin e Pagave” pasi sipas saj, qëllimi ka qenë nivelizimi i pagave.

Një prej problemeve përmbajtjesore ka përfshirë edhe uljen e pagave të zyrtarëve që në mënyrë disporpocionale kanë qenë shumë më të larta sesa ndoshta krerët e shtetit. Ende s’e kemi parë aktgjykimin e plotë, por duket se këto nene të cilat e kanë përfshirë nivelizimin, gjegjësisht uljen e pagave të zyrtarëve që kanë qenë krerë të agjencive të pavarura apo në institucione të tjera, në këtë rast edhe vetë gjykatësit, Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin e vet që Kuvendi t’i rishikojë këto dhe niveli i pagave të mbetet i njëjtë. Pra, s’e kemi aktgjykimin e plotë, por e di se ato propozime duhet t’i bëjë Kuvendi në një periudhë kohore. Megjithatë, në esencë është prekur thelbi apo objektivi që është synuar me Ligjin e Pagave, natyrisht që Kuvendi do të reflektojë në plotësim-ndryshimin e ligjit, por prapë po e humb elementin që në sektorin publik të mos ketë diferencë aq të madhe të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.” – ka thënë ajo në një konferecë për medie sipas EO.

Lajme të ngjashme