Kusari-Lila për takimin Kurti-Vuçiq: Presim nga ndërkombëtarët vlerësim të drejtë e të saktë se kush është palë destruktive - NACIONALE

Kusari-Lila për takimin Kurti-Vuçiq: Presim nga ndërkombëtarët vlerësim të drejtë e të saktë se kush është palë destruktive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për takimin që pritet të mbahet më 14 shtator mes kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq..

Kusari-Lila në deklarim për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kosova ka treguar në vazhdimësi përkushtim për zbatimin e marrëveshjeve.

Besoj që ajo që në vazhdimësi Kosova ka treguar përkushtim për zbatimin e marrëveshjeve. Tash ka kaluar një vit prej është prezantuar plani franko-gjerman. Serbia gjithmonë ka qenë palë destruktive në dialog, siç ishte edhe ia me zgjedhjet.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo thotë se nga takimi presin që bashkësia ndërkombëtare të ketë vlerësim të drejtë dhe të saktë.

Presim që të paktën nga bashkësia ndërkombëtare që të ketë vlerësim të drejtë dhe të saktë se kush është palë destruktive dhe kush e ka eskaluar situatën. Kosova nuk mund të jetë njëanshëm subjekt i trajtimit. Jemi të përkushtuar për njohje të ndërsjellët.” – ka thënë ajo, raporton EO

Lajme të ngjashme