Kusari-Lila mundohet të shfajësohet: Nuk kemi qenë ne bllokues, partitë tjera kanë luajtur lojëra
Ish-kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është munduar të shfajësohet për moskrijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ajo ka deklaruar se VV-ja nuk është bllokues.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ajo ka thënë se VV-ja vazhdimisht ka ofruar zgjidhje.
“Nuk kemi qenë ne 48-shja bllokuese. Për arsye, se kur kemi ofruar ne alternativa për zhbllokim, kanë bllokuar të tjerët. Nuk ka qenë LVV-ja ose grupi ynë parlamentar që nuk ka propozuar ose s’ka pasur ndryshime e oferta për me lëviz prej situatave bllokuese. Bllokonin ata të tjerët”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, partitë tjera kanë luajtur lojëra bllokuese.
“Ka pasur situata absurde në këtë legjislaturën e fundit, e cila nuk prodhoi fare asgjë, përveç zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së kuvendit. Kjo është evidente. Kjo është e parë, publikisht e botërisht. Ne nuk mundemi me reduktua vlerësimin që 48 deputetë kanë bllokues – jo”, ka deklaruar ajo.