Kusari-Lila tejkalon Bislimin: Draft-Statuti i Asociacionit në kushtetuese pasi Lajçaku të reflektojë mbi komentet tona - NACIONALE

Kusari-Lila tejkalon Bislimin: Draft-Statuti i Asociacionit në kushtetuese pasi Lajçaku të reflektojë mbi komentet tona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po t’i besohet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, arsyeja se pse draft-Statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ShBA nuk është dërguar ende në Gjykatën Kushtetuese, është ngase pala kosovare “është në pritje të reflektimit (të ndërmjetësit, Miroslav Lajçak) për komentet” që i kanë bërë ndaj përmbajtjes së draft-it.

Deklaratë kjo në vetëvete kontroverze, ngase ishte vetë Besnik Bislimi, kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi, që kishte mohuar se pala kosovare ka dërguar komente rreth draft-Statutit.

“Kërkesë e përhershme ka mbetur gjatë gjithë kohës ose në baza periodike është përmendur domosdoshmëria e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila nuk është bërë pasi është pritur të ketë reflektimi në komentet që pala kosovare i ka dorëzuar te ndërmjetësi për draft-statutin e Asociacionit”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në një intervistë dhënë për Nacionalen javën e kaluar ka thënë se pritet që Kosova të miratojë me dekret dërgimin e draft-Statutit për rishikim kushtetues, akt ky i cili, sipas tij, do të zhbllokonte ngecjen e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Lajme të ngjashme