Kusari-Lila e fajëson LDK-në për dështimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Munguan pa paralajmërim
Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që ishte paraparë të mbahet nga ora 12:00.
E për mos mbajtjen e kësaj mbledhje, sipas shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, fajin e ka LDK-ja.
Kusari-Lila ka thënë se Kujtim Shala i LDK-së ka munguar pa paralajmërim dhe kësisoj ka dështuar të mbahet mbledhja.
“Sot siç mund ta shini nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mungoj nënkryetari i LDK Kujtim Shala, nuk kishim një paralajmërim nga ta. Tash mbetët që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të vendos për seancë të re. Sot kryetari deklaroi që është mirë që partitë të mbajnë një qëndrim të veçantë me Kryesinë, sepse ajo duhet që të ndahet nga politika. Sot ishin tre nënkryetar të Kuvendit, ajo çka mund të themi që përgjithësitë dhe detyrat e secilit janë të përcaktuara.” – ka thënë ajo raporton EO.
Ajo ka thënë se kryetari Konjufca i mbetet të caktojë seancë të re të Kuvendit të Kosovës.
