Kusari-Lila: Do të angazhohemi që sa më parë të nisin bisedat, nëse ka qartësi në pozicionimin e LDK-së - NACIONALE

Kusari-Lila: Do të angazhohemi që sa më parë të nisin bisedat, nëse ka qartësi në pozicionimin e LDK-së

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për takimet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar me dy partitë më të mëdha opozitare, PDK-në dhe LDK-në.

Duke komentuar komunikimin me subjektet politike, Kusari-Lila bëri të ditur se me LDK-në janë zhvilluar diskutime edhe për mundësinë e një marrëveshjeje politike për formimin e qeverisë.

Megjithatë, ajo shtoi se këto bisedime janë pezulluar për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, përkatësisht procesit që lidhet me mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

“Tani a do të vazhdojë z. Abdixhiku të qëndrojë në krye të LDK-së apo do të ndryshojë atje lidershipi dhe ta marrë dikush përsipër LDK-në në një fazë tranzitore deri në kuvendin tjetër, atë nuk e di dhe është pyetje për ta, por që nga ana jonë ne do të angazhohemi maksimalisht që sa më parë, nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së, atëherë të rifillohen bisedat. Por nëse nuk ka, ekziston një mundësi e zgjedhjes së qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit deri në një afat tjetër kur do të diskutohet edhe për presidentin, nëse nuk ka gatishmëri për t’u diskutuar menjëherë, përderisa AAK ka paraqitur gjashtë pika që konsistojnë me program qeverisës për të ardhmen e vendit si kusht për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kusari Lila ajo në T7.

Lajme të ngjashme