Kurtit i bëhet viral përgjigja e sikletshme për Trumpin: Kur e zgjedh, nëse e zgjedh, ai që fiton, që s’po e dimë a fiton
Dje kryeministri Albin Kurti u pyet në lidhje me mundësinë e rikthimit të Donald Trumpit, ish-president i ShBA-së, në Shtëpinë e Bardhë.
Përgjigja e tij, siç raportoi dje Nacionale, ishte e sikletshme.
Tashmë përgjigja e Kurtit është bërë virale në internet, posaçërisht në TikTok.
Por çfarë tha Kurti?
“T’i shohim rezultatet në ShBA e mëpastaj t’i shohim edhe përzgjedhjet që bëhet nga ana e kandidatit që fiton. Pra nuk do të kisha bë tash gjimnastikën cerebrale të hipotezave mbi hipotezat nëse fiton ky, nëse ai kur të fiton, që s’po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin, që s’po e dimë që e zgjedh. E masnej kur e zgjedh, nëse e zgjedh, ai që fiton, që s’po e dimë a fiton, çka do të thotë? Pra nuk kisha hyrë në këtë, sidomos edhe për shkak se na ndajnë edhe kaq pak ditë nga zgjedhjet atje dhe për shkak se kjo është foltorja e kryeministrit këtu” – tha Kurti.