Kurti voton në zgjedhjet e LVV-së: Urime e gëzuar të gjithëve
Kryeministri i Kosovës dhe kandidati për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij.
Kurti para gazetarëve ka thënë se në Vetëvendosje sot është ditë e demokracisë.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, ka thënë Kurti.
Ndryshe Kurti synon edhe një mandat për kryetar të VV-së teksa nuk ka asnjë kundër-kandidat.
