Kurti: Vendet mosnjohëse të BE-së janë duke e pritur edhe zhvillimin e Kosovës - NACIONALE

Kurti: Vendet mosnjohëse të BE-së janë duke e pritur edhe zhvillimin e Kosovës

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në televizionin publik ka thënë se pesë vendet e Bashkimit Evropian të cilët nuk e kanë njohur ende Kosovën, nuk janë të rezervuara vetëm për shkak të dialogut Kosovë-Serbi, por po presin edhe progresin e zhvillimit të Kosovës.

“Pesë shtetet mosnjohëse nuk janë duke e pritur vetëm dialogun Kosovë - Serbi, por janë duke e pritur stabilitetin e progresit dhe zhvillimit në Kosovë, ne po e rregullojmë imazhin e Kosovës dhe karakteristikat e brendshme të Kosovës, dhe unë mendoj që me punë sistematike do të na vijë dita që edhe këto pesë shtete do t’i bashkohen 22 te tjerave”, tha kryeministri.

Tutje, Kurti tha se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet Brenda disa muajve neës ka mirëbesim dhe qëllim, mirëpo sipas Kurtit duhet kërkesa më shumë nga Serbia, të cilën e quan “fuqi destabilizuese”

“Po që se kemi mirëbesim dhe qëllim për marrëveshje Kosovë Serbi për normalizimi të marrëshënieve unë jam I bindur që kjo do të arritet Brenda disa muajve, por nuk nevoitet nga Kosova të kërkohet më shumë sa nevoitet të kërkohet nga Serbia shumë më shumë, sepse duke u paraqitur si shteti ballkanik me më shumë fuqi destabilizuese, ata po kërkojnë të dëgjohen të parët dhe më së shumti në BE. Por në parim kjo është desktrutive dhe njëkohësisht e pa pranueshme nga BE sepse bëhet gjithnjë në lidhje me presidentin despotik Putin”, vijoi Kurti.

Lajme të ngjashme