Kurti uron myslimanët për Ramazan, e luan pak hoxhën: Kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë - NACIONALE

Kurti uron myslimanët për Ramazan, e luan pak hoxhën: Kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjt të Ramazanit.

Në urimin e tij, shefi i qeverisë ka folur për vetit e këtij muaj.

Ai ka bërë me dije se përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, kurse sfidat janë mundësi.

Nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Prandaj, le të shikojmë rreth nesh dhe të mos mbyllim sytë përballë nevojtarëve. Le të jemi solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit, sepse kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë për të cilën është përcaktuar agjërimi, në mënyrë që i ngopuri të kujtojë të uriturit dhe që të pasurit të kujdesen për të varfërit”, ka shkruar Kurti, duke vazhduar urimin e tij.

Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës. Nga zemra uroj të gjithë myslimanët dhe myslimanet në atdhe dhe mërgatë për ditë të bekuara dhe të begata të Ramazanit! Ju qoftë i lehtë agjërimi!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme