Kurti u shtron iftar përfaqësuesve të BIK-ut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti u ka uruar agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë.” – thuhet në njoftim.
