Escobar e vlerëson për “historike” Marrëveshjen e Ohrit - NACIONALE

Escobar e vlerëson për “historike” Marrëveshjen e Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, e quajti “marrëveshje historike” ujdinë e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve të arritur fillimisht në Bruksel dhe më pastaj edhe në Ohër muajin e kaluar. Këtë koment Escobar gjatë qëndrimit të tij në Tiranë në një intervistë për Top Channel.

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim”, tha Gabriel Escobar.

Mes tjerash, Escobar sërish u shpreh mbështetës rreth nismës rajonale të Ballkanit të Hapur për çka tha se i vlerëson përpjekjet për integrim ekonomik.

“Ne mbështesim nismën e Ballkanit të Hapur, mbështesim përpjekjet tuaj për t’u integruar më pranë fqinjve tuaj dhe në Bashkimin Evropian. Ne vërejm shumë gjëra pozitive”.

“Tani, ka ende më shumë gjëra që ju mund të bëni në përmirësimin e klimës së investimeve, veçanërisht në lidhje me Gjykatat Tregtare dhe pavarësinë e gjyqësorit. Por, tani për tani, marrëdhëniet tregtare janë në rrugën e duhur”, është shprehur Escobar.

Lajme të ngjashme