Kurti "u rikthehet" xhamive: Premton investim mbi 600 mijë euro në Prishtinë - NACIONALE

Kurti "u rikthehet" xhamive: Premton investim mbi 600 mijë euro në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në largim, Albin Kurti zakonisht viziton xhami të ndryshme në prag fushatash. Njëjtë ka bërë edhe sot, pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Kurti ka premtuar një investim prej mbi 600 mijë euro Xhaminë e Sudi Efendisë në qendër të Prishtinës, për të cilën, tha se është në gjendje të keqe e pa kujdes institucional.

“Por ajo tashmë e ka vëmendjen tonë. Nga sot nisën punimet për restaurimin e saj, që parasheh konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve rrotull dhe në fund rikthimin e saj në shfrytëzim nga komuniteti i besimtarëve mysliman.

Ky projekt është përzgjedhur si projekt prioritar për restaurim, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 Euro” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme