Kurti u ftua si dëshmitar nga Prokuroria Speciale, Bislimi reagon: Pse kjo nguti? Fushata fillon në janar - NACIONALE

Kurti u ftua si dëshmitar nga Prokuroria Speciale, Bislimi reagon: Pse kjo nguti? Fushata fillon në janar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas ftesës nga Prokuroria Speciale dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në cilësinë e dëshmitarët për një vepër penale në kuadër të “keqpërdorimit të autoritetit ose pozitës zyrtare” (Neni 141), ka reaguar zëvendësi i tij Besnik Bislimi duke e lidhur me fushatë zgjedhore.

“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon në janar”, shkroi Bislimi në profilin e tij privat në Facebook.

Për këtë ftesë njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili e quajti “ndërhyrje në procesin zgjedhor nga sistemi i drejtësisë”.

Lajme të ngjashme