Kurti thotë se po ka shumë punë, pavarësisht kompetencave të kufizuara
Albin Kurti thotë se pavarësisht që kompetencat e tij si kryeministër në detyrë, janë të kufizuara, ai punë po ka shumë.
“Është dëm që nuk është konstituar Kuvendi që të themelohet qeveria e re, por ndërkohë unë i kam kompetencat e kufizuara sipas nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, por për besë, nuk kam punë më pak se më herët, kam veçse më shumë punë.
Tash po afrohen edhe zgjedhjet lokale. Të dhënat tregojnë se edhe qarkullimi i bizneseve, edhe fitimi i korportave edhe rritja ekonomike në Kosovë janë fort solide”, tha Kurti.