Kurti tha se Qeveria ishte në anën e punëtorëve, analisti: Më mirë thuaj Qeveria është për kapjen e votave dhe taksave të punëtorëve
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në urimin e tij për 1 Maj ka thënë se qeveria e tij ka qenë në anën e punëtorëve.
Ai e ka vlerësuar se Qeveria Kurti është e interesuar vetëm në marrjen e votave dhe taksave të punëtorëve.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se Qeveria Kurti ka diskriminuar punëtorët e sektorit provat me pagën e 13.
“Më saktësisht, thuajeni ashtu si është, qeveria është në anën (lexo: kapjen) e votave dhe taksave të punëtorëve. Sa për përfitimet e tyre, dihet që, fundja, i ka përjashtuar rreth 300,000 punëtorë të sektorit privat nga paga e 13-të. Gjithashtu, qasja e Qeverisë është mjaft armiqësore ndaj bizneseve dhe sektorit privat, atyre që punësojnë 3/4 e punëtorëve në Kosovë. Tregoni drejt pa dredhina, ju interesojnë votat e tyre, taksat/paratë e tyre dhe aty përfundon marrëdhënia e Kurtit dhe e Qeverisë me punëtorët dhe sektorin privat. Po ashtu, ironikisht, si parti e majftë, Kurti e LVV kanë një historik tepër të keq në dialogun social dhe në trajtimin e bashkëpunimit me sindikata të cilat nuk i konsulton e as që komunikon me to vitet e fundit”, ka shkruar ai.