Kurti takohet me ministrin e Jashtëm malazez në Greqi, flasin për rrezikimin e paqes nga Rusia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq në Greqi.
Kurti me Krivokapiq ka biseduar për sigurinë dhe paqën nga ndikimi i Rusisë.
“Në Symi Symposium u takova me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Ne nënvizuam marrëdhëniet tona dypalëshe, të bazuara në fqinjësinë e mirë dhe vlerësimin e ndërsjellë dhe folëm për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikun që ajo paraqet për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
At the @SymiSymposium I met w/Montenegro Foreign Minister Ranko Krivokapić @RankoMNE. We highlighted our bilateral relations, based on good neighborliness and mutual appreciation, and spoke of Russia's influence in the WB and the danger it poses to peace & security. pic.twitter.com/qfKRDd3Dam
— Albin Kurti (@albinkurti) July 11, 2022
Ndyrshe Kurti tash e disa ditë po qëndron në Greqi. Atje ai ka takuar edhe emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak të cilit ia ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme çdoherë për dialog.