Kurti takohet me aktivisten e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, flasin për pozitën e shqiptarëve në Serbi - NACIONALE

Kurti takohet me aktivisten e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, flasin për pozitën e shqiptarëve në Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar aktivisten e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua "për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre."

"Në takim, kryeministri Kurti dhe znj. Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre. Kryeministri u njoftua mbi aktivitetet e aktivistes Nuraj në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Ai e falënderoi znj. Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj, dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri." - thuhet mes tjerash në njoftimin e ZKM-së.

Lajme të ngjashme