Kurti: S’ka marrëveshje me LDK-në, përkundër mosdëshirës zgjedhjet mund të shkaktohen - NACIONALE

Kurti: S’ka marrëveshje me LDK-në, përkundër mosdëshirës zgjedhjet mund të shkaktohen

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nuk ka marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një deklaratë për media pas përfundimit të takimit që zgjati rreth tri orë, ai ka përmendur edhe mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ka shumë vullnet e zell për të punuar bashkë në të ardhmen, kjo është optimiste për të dy subjektet tona, një gjë shumë e mirë për vendin tonë dhe qytetarët në përgjithësi.

Nuk mund të themi se takimet me LDK-në janë ndonjë lajm tashmë në Kosovë, normale që ndodhin, takimet mes subjekteve politike nuk duhej të ishin lajm. Pavarësisht a jemi në opozitë a qeverisje duhet të takohemi, komunikojmë, bashkëpunojmë për atë që pajtohemi.

Ajo që fatkeqësisht është lajm sot në Kosovë është që nuk arrita të takohem sërish me kryetarin e ri të AAK-së, Ardian Gjini, përkundër përpjekjeve tona, mendojmë që është e paarsyeshme që mos të takohemi e bisedojmë.

Në anën tjetër, për dallim prej kryetarit të AAK-së që u vetpërjashtua para se të fillojë procesi, e kemi një situatë tjetër jo të lehtë për shkak se kryetari i PDK-së u përjashtua në ifllim të procesit, zhvilluam vetëm një takim, nuk u bë e mundur. Vullneti dhe gatishmëria do të jenë gjithmonë aty, në një kohë të përshtatshme, kudo që zgjedhin ata, jam gati për t’u takuar. Nuk besoj që ka dicka për të cilën nuk pajtohemi, ka gjëra për të cilat pajtohemi.

Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte pot ë kishim marrëveshje, marrëveshje politike nuk kemi, diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë që kemi përpara, kemi nevojë për një marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvëndëson atë.

Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk kemi marrëveshje, përkundër mosdëshirës, atom und të shkaktohen. Jemi të vetdijshëm edhe VV edhe LDK. Do të përpiqemi, do të vazhdojmë komunikimin. Meqenëse janë afruar ditët, koha është shkurtuar, do të mundohemi që edhe në rast të mungesës së një marrëveshje politike nesër, pasnesër të jemi në fillimin e seancës konstituive të Kuvendit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme