Kurti "s'i shkoqet" rritjes ekonomike të vitit të kaluar - vazhdon ta injorojë vitin 2022 - NACIONALE

Kurti "s'i shkoqet" rritjes ekonomike të vitit të kaluar - vazhdon ta injorojë vitin 2022

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste të zhvilluar në Madrid, ku kryetar i ri u zgjodh kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Mes një fjalimi të gjatë, Kurti nuk harroi edhe njëherë t'i kthehet deklaratave që tashmë i ka bërë zakon sa herë që flet për përparimin ekonomik të Kosovës.

Si pothuajse në çdo paraqitje, Kurti vazhdon të flasë për progresin ekonomik të Kosovës gjatë vitit 2021, për rritjen ekonomike 10.7 për qind.

Edhe pse jemi në fund të vitit 2022, është shumë e kuptueshme që zoti Kurti refuzon të flasë për rritjen ekonomike të vitit aktual pasi Kosova shënon rritjen më të ngadaltë krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të tremujorit të dytë të vitit 2022.

“Që nga ngjitja e partisë sonë në pushtet, dhe pavarësisht efekteve të pafavorshme nga pandemia globale COVID-19, ekonomia jonë ka arritur disa rezultate të dukshme. Për shembull, vitin e kaluar patëm një rritje dyshifrore prej 10.7% të PBB-së. Një pjesë domethënëse e kësaj rritjeje u nxit nga besimi më i madh i njerëzve në qeverinë tonë. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur 22 për qind rritje të investimeve të huaja direkte, këtë vit deri më tani është 47 për qind, ndërsa eksportet në vitin 2021 janë rritur për 83 për qind, ndërsa këtë vit për 29%. Pa bërë asnjë ndryshim në politikën fiskale, të ardhurat tona tatimore u rritën me 34 përqind,” ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme