Kurti s'e bëri gjykatës në Kushtetuese, por Vigan Qorolli i thur elozhe kryeministrit
Juristi, Vigan Qorrolli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth takimit të sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Qorrolli thotë se “Jeta është shumë e bukur, karma edhe më e fortë” duke iu referuar viteve të 90-ta kur Kurti ishte në burg teksa Vuçiq shërbente si ministër në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit. Kurse sot, siç shkruan Qorrolli, “të dytë po negociojnë në Brukses në cilësi tjera”.
Statusi i plotë:
Jeta është shumë e bukur, karma edhe më e fortë!
Albin Kurti ishte në burgun e Serbisë, atëbotë kur Vuçiqi shërbente në qeverinë e Sllobes. Çka ndodhi më pas, dihet botërisht — NATO i qepoi regjimit masakrioz të Serbisë.
Sot, të dytë po negociojnë në Bruksel në cilësi të tjera. Si burreshtetas, veçse te pabarabartë. Borxhi i Vuçiqit ndaj Kosovës eshte gjaku — jo hakmarrja, të merremi vesh. Gjaku s’bëhet ujë.
The rest is history, thonë meraklitë e historisë!