Kurti: S`po ndërrohet mënyra e votimit në gjysmë të procesit, sepse ende s`ka filluar procesi
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë me dije se do të respektoj çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se nuk po ndërrohet mënyra e votimit në gjysmë të procesit.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mos të harrojmë se kemi dy raste në Kushtetuese lidhur me këto zgjedhje. Rasti i parë është ai i votave të manipuluar nëpër ambasada dhe rast tjetër është ky që u dërgua tash së fundmi nga deputetët opozitarë, e që konsideron se nuk bënë të ndërrohet metoda në kudër të seancës për konstituim”, ka thënë Kurti.
Ai ka mohuar se parti e tij e ka ndryshuar mënyrën e votimit në mes të procesit të zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit.
“Me lejoni të theksoj se nuk po ndërrohet metoda në gjysmë të procesit sepse ende nuk ka filluar procesi. Ne e kemi provua me një metodë që është votimi i hapur që nuk ka pasur sukses dhe tash po e provojmë një metodë tjetër. Ndërrimi i metodës është serish kthim në fillim e jo ndryshim në gjysmë të rrugës”, ka thënë Kurti.