Kurti: Reciprociteti do të fillojë më 1 shtator, është vendim sovran
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi me Escobarin e Lajçakun shkoi shumë mirë.
Sipas tij, ishte takim që kishte për synim dy elemente, e të cilat i specifikoi.
"Mirë shkoi takimi, ishte veçse takim përgatitor, për atë se çfarë do të zhvillohet nesër. E janë dy tema të rëndësishme: E para është elementet e kornizës së përgjithshme për marrëveshje që duhet të jetë marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, me njohje reciproke dhe tjetra është çështjet aktuale", tha fillimisht kreu i ekzekutivit.
Tutje ai foli edhe për çështjen e reciprocitetit, duke thënë se është vendim i drejtë.
Gjithashtu, Kurti mohoi se do të ketë shtyerje tjetër të këtij vendimi, duke potencuar faktin se mund të ketë anulim, nëse këtë do ta bëjë edhe Serbia.
"Nuk do të ketë shtyrje tjetër. Po, ne mund t'i heqim këto dokumente, nëse i heqin edhe serbët", tha Kurti para mediave.