Kurti – qytetarëve: Vuçiq kërcënoi, mos udhëtoni ka Serbia sepse ka indikacione ndalimi
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë përmes Serbisë pasi ka indikacione të ndalimit arbitrat nga autoritetet serbe.
“Përbalë këtyre kërcënimeve u bëjmnë thirrje të gjithl qytetarëve, që të mos udhëtojnë nga territori i Sebrisë, sepse ka indikacione për ndalime nga autoritetet serbe. I ftojmë qytetarët për maturi”, tha Kurti.
“E ftojmë BE-në të reagojnë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim”, tha ai.