Kurti publikon fotot e takimit ku Edi Rama ia mbylli sytë, nuk publikon pamje nga momenti i sikletshëm - NACIONALE

Kurti publikon fotot e takimit ku Edi Rama ia mbylli sytë, nuk publikon pamje nga momenti i sikletshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Berlin ku po merr pjesë në kongresin e 30-të të forcave politike progresiste (PES).

Kurti ka shpërndarë disa fotografi në Twitter nga vizita atje, ku shihet se ka diskutuar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Sot në Berlin mora pjesë në kongresin e PES. Kongresi u pasua nga një darkë ku takova liderë dhe politikanë të tjerë socialdemokratë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit në postimin e tij ka bërë të ditur se kanë diskutuar se si mund të punojnë në trajtimin e sfidave globale dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Ne diskutuam se si mund të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat globale dhe për të arritur qëllimet e përbashkëta për një të ardhme progresive”, tha ai.

Kurti në foto, shihet se ka qenë i ulur pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili “e befasoi” sot, duke ia mbyllur sytë.

Lajme të ngjashme