Kurti pret që “pak para zgjedhjeve” t’ua rrisë rrogat policëve, thotë Haradinaj: “Është e ulët”
“Është gjë e ulët”, tha Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që Qeveria e Kosovës të presë që “pak para zgjedhjeve” të presë për t’ua rritur pagat policëve “sa për t’ua marrë votat”.
“Pse m’e prit deri në fund të mandatit?”, pyeti Haradinaj në një intervistë në KosovaPress, ku tha se jetesa është vështirësuar dhe shtrenjtuar në vend.
“Sjellja e tyre gabim, është vështirësuar jeta, janë rritur çmimet, ju e dini energjia është rritur dy herë. Çmimet e tjera të jetës janë shtrenjtuar dhe nuk janë rritur pagat. Policët po kanë ngarkesë të madhe, kishin ngarkesë në kohën e pandemisë, pastaj me zhvillimet në veri me orare të gjata. Shumë gabim është mospërkrahja e policisë. Është, po ashtu e ulët të mbahet kështu peng deri pak para zgjedhjeve, që t’ua rrisin para zgjedhjeve sa me iu marrë votat”.
“Rriti tash dhe do t’ua japin votën, pse të presin fundin e mandatit. Duhet të dyfishohen pagat në Kosovë. Kanë ndodhur shumë zhvillime në ekonomi, në trendet globale. Janë rritur edhe interesat ose kamata për kredi. Veç para një viti kur ke marrur kredi, kamatat kanë qenë 3-4 për qind, sot i ke 8-9 për qind. Edhe kjo është një lloj vështirësie e jetës, duhet të rriten pagat të policisë dhe të sektorëve të tjerë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.