Kurti pret në takim ambasadorin suedez, diskutojnë për ekonominë dhe shkëmbimet tregtare
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Gjatë takimit, Kurti e falënderoi Westerlund për bashkëpunimin dhe ndihmën e Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.
Marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit, ishin temat e diskutuara mes Kurtit dhe ambasdorit suedez.