Kurti për vizat: Jam optimist, jo vetëm për shkak se optimizmin e kam përshkrim të vendit të punës - NACIONALE

Kurti për vizat: Jam optimist, jo vetëm për shkak se optimizmin e kam përshkrim të vendit të punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë ku u fol për Raportin e Kominionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, ka folur edhe për çështjen liberalizimit të vizave.

Kurti është shprehur optimist sa i përket liberalizimit të vizave.

Kurti tha se fillimisht duhet parë mbledhjen nesër, teksa shtoi se “unë jam gjithmonë optimist, jo vetëm për shkak se optimizmin e kam përshkrim të vendit të punës”.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të priten vendime por do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos.

Lajme të ngjashme