Latifi: Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës - një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar - NACIONALE

Latifi: Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës - një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar fjalimit të sotëm të kryeministrit Rama në Këshillin e Europës, ka thënë se do të mbahet mend si një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar.

“Jam krejtësisht i bindur se fjalimi i sotëm i Edi Ramës në Këshillin e Europës do të mbahet mend si një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar. Rroftë Shqypnia! Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” – tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një fjalim 1-orësh para Këshillit të Evropës ka trazuar ujërat në Strasburg. Ai ka pasur akuza të ashpra për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt, ka dalur në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, përderisa ka kërkuar që rezoluta të miratohet.

Akuzat e tij, nxitën reagime të ashpra nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare. Nacionale sjell të përmbledhur fjalën e Ramës dhe kritikat në Asamblenë Parlamentare.

Postimi i Latifit:

Lajme të ngjashme