Kurti për BBC: “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” frikësuan serbët që donin të merrnin pjesë në zgjedhje - NACIONALE

Kurti për BBC: “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” frikësuan serbët që donin të merrnin pjesë në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë të fundit për BBC, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për financimin e organizatave "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut" që tashmë qeveria e Kosovës i ka shpallur terroriste. Ai pohoi se këto organizata marrin mbështetje financiare dhe urdhra nga Beogradi, duke paraqitur kështu një kërcënim të madh për rajonin.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se këto organizata janë përfshirë në aktivitete të ndryshme që syonon frikësimin e kandidatëve serbë, pengimin e proceseve të votimit dhe shënjestrimin e policisë, gazetarëve dhe ushtarëve të NATO-s.

I pyetur nga gazetari i BB-së se a do të thotë kjo se ju tërë fajin po drejtoni te serbët, Kurti u përgjigj duke thënë se kjo ka të bëjë ne organizata specifike dhe autoritetet serbe që i kontrollojnë ato, e jo popullatës minoritare serbe në Kosovë.

"Kanë qenë organizata ekstremiste terroriste shumë të që po financohen nga Serbia dhe ku marrin edhe urdhra. "Mbrojtja Civile" dhe "Brigrada e Veriut" kanë qenë shumë aktive në fillim duke frikësuar serbët dhe kandidatët serbë që dëshirojnë të votojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe e dyta në sulmin ndaj Policisë sonë, gazetarëve, por para së gjithash ushtarëve të NATO-s," - ka deklaruar Kurti për BBC News.

"Asnjëherë nuk e fajësoj popullsinë minoritare serbe, ata janë 4 për qind e popullsisë së Kosovës. Unë fajësoja dy organizata specifike dhe Beogradin që i kontrollon," - tha ai.

Lajme të ngjashme