Kurti, opozitës: Serbia me mua nuk po nënshkruan, pse me juve ka nënshkru? - NACIONALE

Kurti, opozitës: Serbia me mua nuk po nënshkruan, pse me juve ka nënshkru?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është duruar pa e thumbuar opozitën për procesin e dialogut me Serbinë.

Derisa ata i reagonin gjatë raportimit të tij në Kuvend, Kurti ka thënë se Serbia nuk po dëshiron të nënshkruaj me të.

Ai është tallur me ta, duke thënë se ata duhet të tregojnë se si e kanë bindur Serbinë të nënshkruaj marrëveshjet me ta.

Unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar, Beogradi nuk po do të nënshkruaj me mua. Ka nënshkruar edhe me PDK edhe me LDK. Aman më tregon se si ja keni bërë që ta mësoj edhe unë? Dilni në foltore e më njoftoni sinqerisht e mundësisht edhe kolegialisht e vëllazërisht, si ja keni bërë që me juve nënshkruante?”, ka thënë Kurti, duke treguar se presidenti serb ka nënshkruar me dy kryeministra të Kosovës.

“Unë nuk e kuptoj Vuçiqin, ai ka vendosur nënshkrim me dy kryeministra në të njëjtin dokument në 2013 dhe 2015, pse nuk e bën të njëjtën gjë më mua”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme