Kurti nuk kalon në shah, barazon në ndeshjen kundër kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës - NACIONALE

Kurti nuk kalon në shah, barazon në ndeshjen kundër kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar lojë shahu me Kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima.

Kurti ka njoftuar se kjo lojë ka përfunduar me remi apo barazim, dhe i njëjti ka cekur se loja është luajtur në shkollën "Xheladin Rekaliu" në Podujevë, ku edhe kanë promovuar programin qeveritar "Sport në Shkolla" të përqendruar në basketboll dhe shah.

Në shkollën "Xheladin Rekaliu" në Podujevë, sot teksa promovuam programin qeveritar "Sport në Shkolla" të përqendruar në basketboll dhe shah, ndeshja ime me Kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima përfundoi me remi. Këtu mund t'i ndiqni potezat e këtij barazimi: e4-c5, Kf3-d6, d4-cd4, Kd4-Kf6, Kc3-Kc6, Fb5-Fd7 ,0-0-e5, Kc6-bc6, Fc4-Fe7, f4-0-0, fe5-de5, Fg5-h6, Fh4-Db6+, Kh1-Db2, Dd2-Tad8, Tb1-Da3, Ff6-Ff6, Tf6-gf6, Dh6-Dc3, Dg6+-Kh8, Dh6+-Kg8, 1/2:1/2.” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme