Kurti njëjtësoi protestën e bizneseve me barrikadat e armatosura të Radojçiqit, Muharremi: “E papranueshme, sulm i paprecedent” - NACIONALE

Kurti njëjtësoi protestën e bizneseve me barrikadat e armatosura të Radojçiqit, Muharremi: “E papranueshme, sulm i paprecedent”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Albin Kurti kërcënoi bizneset prodhuese dhe i njëjtësoi me barrikadat e armatosura të Millan Radojçiqit në veri të Kosovës – duke thënë se “barrikadat do t’i heqim, ka kaluar koha e barrikadave”.

Opinionisti Shenoll Muharremi e quajti “sulm të paprecdent” ndaj Kosovës dhe “gjuhë të papranueshme”.

“Kryeministri në detyrë po gabon kur po i krahason bizneset vendore me kriminelët serbë në veri. Një gjuhë e tillë është e papranueshme ndaj atyre që e ushqejnë dhe mbajnë gjallë Kosovën. Sulmi nga sektorit privat dhe ekonomisë së Kosovës është i paprecedant në historinë e Kosovës dhe Europës demokratike”, shkroi Muharremi.

Lajme të ngjashme