Kurti nesër takohet në Bruksel me Përfaqësuesen e lartë të BE-së
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper në konferencë për media ka njoftuar se ditën e nesërme Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
E pyetur nëse ky takim do të bëhet në kuadër të dialogut, Hipper mohoi një gjë të tillë.
“Ky nuk është takim në kuadër të dialogut” tha zëdhënësja e BE-së.
Nga zyra e Kryeministrit ende nuk është konfirmuar se Kurti do të jetë në takim, ndërkohëRTKka raportuar se Kryeministri Kurti do të jetë në takim.